Vra'sës me pagesë në Sarandë? Zbardhen detajet e atentatit, pyeten 20 dëshmitarë

Aktualitet

Vra'sës me pagesë në Sarandë? Zbardhen detajet e
Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua 44-vjeçari Artan Myrtaj në Sarandë, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës, ku janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gezim Hajdaraj.

Deri tani nuk ka një pistë të konfirmuar për motivin e vrasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion