Dua Lipa mori valle me këngën “Luj Qyqek”, reagon Remzie Osmani

Ka ardhur reagimi i Remzie Osmanit, pasi Dua Lipa publikoi video duke kërcyer me këngën “Luj qyqek”. Autorja e këngës shqiptare përmes një postimi në Instagram është shfaqur shumë e emocionuar, ndërsa nuk ka kursyer lavdërimet për 26-vjeçaren me famë botërore.
“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe .Faleminderit Dua. Je yll❤️”, shkruan Remzie, ndërsa i ka bërë tag edhe vëllait të saj, Nexhat Osmani.
View this post on Instagram
Dua Lipa e postoi videon disa orë më parë, por vetëm kaq u deshën që të bëhej virale dhe që të gjithë të ndiheshin krenare për të.


