Alarm në Angli, zhduken 4 të rinj shqiptarë, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tyre (Emrat dhe fotot)

Bota

Alarm në Angli, zhduken 4 të rinj shqiptarë, kërkohet ndihma
Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kategorizuar si të “zhdukur”.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People” (“Njerëz të Humbur”), të cilave u referohet Top Channel njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018.

Ai është  Bledar Ismailaj në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e  Kings Lynn, Norfolk.

Ervis Ndreca 17 vjeç është një tjetër i ri që kërkohet pasi është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex prej datës  14/07/2022

Nga zona Sussex është shpallur si i “zhdukur” Akil Dervishi edhe ky i moshës 17 vjeç i parë për herë të fundit në 04/05/2022.

Sikurse kërkohet ndihma e publikun në gjetjen e Denis Haliaj 17 vjeç i cili pasi kishte mbërritur në Angli ishte akomoduar në Manchester. Kontakti i fundit me Denisin ishte në 15/08/2021.

Sipas një raporti të BBC të Dhjetorit  2022 “deri në 20 për qind e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u vendosën pranë një këshilli lokal në Angli në vitin 2022 janë klasifikuar si të zhdukur.

Këshilli rajonal i Kentit pranoi 197 fëmijë emigrantë shqiptarë të pashoqëruar deri më 31 tetor 2022, por shifrat tregojnë se 39 prej tyre janë zhdukur.

Raportet e medias britanike theksojnë  se këta fëmijë të konsideruar si të zhdukur janë në risk ekstrem për t’u bërë viktimë e trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne, shfrytëzimit për punë në ndërtim ose lavazhe makinash, si dhe shfrytëzimit kriminal në ferma kanabisi ose në rrjetet e shpërndarjes së drogës (“county lines”).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion