Priten reshje të dendura shiu në këto zona, moti sot, 21 shtator 2026

Aktualitet

Priten reshje të dendura shiu në këto zona, moti sot, 21 shtator
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë.

Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion