FBI zbarkon nesër në Tiranë / 235 zyrtarë nga Europa dhe SHBA mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë

Aktualitet

FBI zbarkon nesër në Tiranë / 235 zyrtarë nga Europa dhe

Ditën e nesërme në orën 09:00 në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Në takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Në konferencë marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion