Ishte duke peshkuar në lum, 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën (EMRI)

Aktualitet

Ishte duke peshkuar në lum, 31-vjeçari bie në kontakt me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Drini i Zi, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.

Pas ngjarjes, trupi i 31-vjeçarit është transportuar në morg, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes vijojnë.

Dibër/Informacion paraprak

Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion