Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, vdesin 4 persona, 23 të infektuar

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është qetësuar disi, por sërish ka vatra të ndezura. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona dhe janë konfirmuar pozitivë 23 të tjerë.
“Rastet e reja janë konfirmuar Shkupi – 13, Radovishi – 4, Manastiri dhe Kratova nga 3, Prilep – 2, Gostivari, Kumanova, Shtipi, Strumica, Koçani, Kërçova dhe Berova nga 1.
MSH sot ka konfirmuar katër viktima, tre nga Shkupi (76, 76 dhe 77) dhe një person nga Kumanova (71). Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 32 persona të shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.441, numri i pacientëve të shëruar është 149.528, numri i vdekjeve është 5.462, ndërsa numri i rasteve aktive është 451”, njofton ISHP.


