Covid-19 në Kosovë, 2 të vdekur dhe 14 të infektuar në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Covid-19 në Kosovë, 2 të vdekur dhe 14 të infektuar në

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së fundmi situatën e Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, mësohet se kanë humbur jetën të paktën 2 persona ndërsa kanë rezultuar të infektuar 14 të tjerë.

“11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095”, njofton ministria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion