“Alvisa dhe Hyseni të lidhur, në emision po shtiren”, aktori zbulon skenarin e “Për’puthen”

Marius Dervishi, akotr, ka rrëfyer në një emision televiziv se ajo që Hyseni dhe Alvisa po bëjnë, është një lojë. Sipas tij, të dy ata janë të lidhur dhe këtë po e bëjnë për famë.
“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme, këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët. Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, tha aktori.

Ndërkohë që prej dy javësh, Hyseni u fut në emision dhe kjo solli debate. Çifti vazhdimisht ka debate dhe konkurrentët janë ndarë në dy grupe, në mbrojtje të Alvisës dhe ata që janë në krah të Hysenit.


