Buzëqeshje dhe përqafime! Tre policët që arrestoi Serbia arrijnë në Kosovë

Kosovë&Rajon

Buzëqeshje dhe përqafime! Tre policët që arrestoi Serbia

Tre policët që u arrestuan më 14 qershor nga forcat serbe,janë kthyer në Kosovë. Policët u liruan paradite.

Avokati i caktuar i tyre, Gradimir Nalliç tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila parashikon deri në 12 vjet burg.

Policët janë pritur nga kolegët dhe familjarët me përqafime dhe buzëqeshje në kufi.  Presidentja Vjosa Osmani tha se lirimi i tre policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia.

Qeveria e Kosovës e quajti agresion të Serbisë prangosjen e policëve, që siç u tha, ishin rrëmbyer sa ishin në detyrë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion