Vajza e mitur i mbeti shtatzënë pas marrëdhënies me 23-vjeçarin/ Flet i ati: Mos i ndodhtë askujt kjo

Aktualitet

Vajza e mitur i mbeti shtatzënë pas marrëdhënies me

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik javën që kaloi ku një 12-vjeçare mbeti shtatzënë pas marrëdhënies që pati me një 23-vjeçar nga Mallakastra.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Përmetit. Kontakti seksual ka shfaqur tek minorenia shqetësime në trup.

Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.

I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.

Për këtë ngjarje ka folur ekskluzivisht për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, babai i 12-vjeçares.

“Vajza në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike, e mora dje nga policia

Janë të vërteta. Ka qenë me një djalë në Tiranë. Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt, mosha është shumë delikate. Po të ishte moshë më e madhe le të shkonte ku të donte,” tha i ati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion