Operacion antikanabis në Lezhë, asgjësohen 1230 bimë kanabis në 4 fshatra

Aktualitet

Operacion antikanabis në Lezhë, asgjësohen 1230 bimë kanabis

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive me dronë në fshatrat të thellë malorë, në kuadër të operacionin antikanabis.

Së fundmi është finalizua faza e 19-të e megaoperacionit “Imazhi”.

Raportohet se janë asgjësuar 1213 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në fshatra të thellë malorë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”.

Finalizohet faza e 19-të e këtij megaoperacioni.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1213 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 19-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në zona të pyllëzuara, në 4 fshatra në Lezhë, 1213 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion