Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para! Ja kush fiton Gjakovën dhe Prishtinën

Kosovë&Rajon

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para! Ja

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë dalë edhe projeksionet e para të sondazheve për rezultatet.

Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë. Në rundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.

KQZ pritet që pas pak të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Kurse po sipas tri exit poll-eve në fjalë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Në rundin e parë, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna, informon radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, komunat që zhvilluan balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion