Autobusi me punëtorë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të plagosur

Kosovë&Rajon

Autobusi me punëtorë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5

5 persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.

Raportohet se autobusi i përkiste një  fabrike dhe në të udhëtonin punëtorët. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”. Raportohet se punëtorët fatkeq po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbyllur turnin e tretë të punës.

Mes të plagosurve ishte edhe shoferi i autobusit. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.

Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion