I kritikoi vajzën, nëna shqiptare bën për spital mësuesen

Kosovë&Rajon

I kritikoi vajzën, nëna shqiptare bën për spital

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj. Ngjarja ndodhi në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Shkak është bërë një vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, ndërkohë që 35-vjeçarja nuk ka rënë dakord dhe e ka sulmuar atë. 58-vjeçarja ka përfunduar në spital me lëndime në trup.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”.

E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi””, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion