"BE kërkon takim të ri Beograd-Prishtinë", Borell telefonon Vuçiç dhe Kurtin

Kosovë&Rajon

"BE kërkon takim të ri Beograd-Prishtinë", Borell

Ministri i jashtëm i BE-së, Josep Borell ka biseduar në telefon me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili njoftoi se Borell i ka bërë thirrje liderëve që të vazhdojnë bisedimet dhe të dialogojnë për të shmangur situatat problematike sidomos ato të krijuara së fundmi në veri të Kosovës, pas aksioni anti-kontrabandë të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, Stano deklaroi se përpjekjet e BE-së kanë për qëllim organizimin e një takimi të ri mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, së pari në nivelin e negociatorëve kryesorë dhe më pas në nivelin e udhëheqësve.

Ndërsa lidhur me bisedimet midis Borell dhe sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Uashington , Stano thekson se Borel ngriti çështjen e Ballkanit Perëndimor si edhe situatën në veri të Kosovës, duke njoftuar se të dy zyrtarët kishin të njëjtin qëndrim , atë të përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruajnë mediat serbe.

“Borell dhe Blinken nënvizuan rëndësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili ofrohet nga BE dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA. Dialogu është i rëndësishëm në mënyrë që të zgjidhen çështjet e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Stano.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion