Sulmi me thikë, humb jetën në spital deputeti britanik

Bota

Sulmi me thikë, humb jetën në spital deputeti britanik

Deputeti konservator në Britaninë e Madhe David Amess ka ndërruar jetë pasi u qëllua disa here me thikë ditën e sotme. Mediat britanike raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar.

Mediat vendase raportojnë se policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Deputeti veteran, i cili ka përfaqësuar Southend West në Essex që nga viti 1983, u sulmua në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, ndërsa ishte në një aktivitet elektoral, raportoi fillimisht Sky News.

Stafi në zyrën e Amess tha se ata nuk dinin detaje të mëtejshme dhe po prisnin përditësime. Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex bëri me dije se një burrë ishte arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion