Armë dhe 800 mijë euro drogë nga Shqipëria, ky është zyrtari i lartë i arrestuar nga DEA amerikane

Kosovë&Rajon

Armë dhe 800 mijë euro drogë nga Shqipëria, ky

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme sot rreth orës 14:00 ndaluan një kamion të ngarkuar me marijuanë, me vlerë prej mbi 800,000 euro. Droga vinte nga Shqipëria. 

Në aksionin policor, që vijon akoma, është arrestuar komandanti i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski.

Sipas informacioneve nga MPB, numri i personave të arrestuar nuk mund të përmblidhet tani. Ndërsa thonë se policia ka gjetur armë te të arrestuarit.

Ky grup i shpërndarësve të drogës dhe tranziti i drogës është siguruar nga komandanti i policisë në Prilep dhe nuk kanë asnjë lidhje me trafikantët e kokainës nga Grçeci, të cilët u arrestuan javën e kaluar.

Ky aksion është kryer nga MPB në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Drogës (DEA). MPB do të japë më shumë informacione rreth këtij rasti, ditën e nesërme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion