Jepet alarmi, uji radioaktiv i Fukushimës do të përfundojë në oqean

Bota

Jepet alarmi, uji radioaktiv i Fukushimës do të përfundojë

Sipas mediave japoneze, qeveria e këtij vendi ka vendosur që të lëshojë në oqean ujin radioaktiv të cisternave, që është përdorur për të ftohur reaktorët e dëmtuar të centralit të Fukushimës.

Mediat citojnë burime nga ekzekutivi dhe shpjegojnë se njoftimi zyrtar do të bëhet javën e ardhshme, edhe pse industria e peshkimit dhe banorët e zonës e kanë kundërshtuar ashpër këtë zgjidhje.

Edhe fqinjët e Japonisë, mes tyre Kina dhe Koreja e Jugut, kanë shprehur kundërshtinë e tyre.

Për të ftohur impiantet e dëmtuara nga katastrofa e vitit 2011, çdo ditë në serbatorë shtohen rreth 140 tonelata me ujë. Në zonën e centralit bërthamor ka më shumë se 1000 cisterna dhe sipas autoriteteve, brenda verës së vitit të ardhshëm, do të arrihet kapaciteti maksimal i lejuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion