Aksident i rëndë/ Humb jetën 19-vjeçarja, plagosen dy persona të tjerë!

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë/ Humb jetën 19-vjeçarja, plagosen dy

Një aksidenti rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19-vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi për mediat se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Një 19-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa dy tjerë, njëri (25-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri (27-vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar zëdhënësi policor.

Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion