Rama ndan lajmin: Nga 1 qershori hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë!

Politikë

Rama ndan lajmin: Nga 1 qershori hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Giorgia Meloni ka sjellë në Tiranë dokumentin final mbi procesin e zbatimit për Pensionet me Italinë.

Rama shprehet se nga 1 qershori kjo marrëveshje hyn në zbatim.

"LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: 

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT