Aksident në Muriqan/ 16-vjeçari përplas me motor të moshuarin, i plagosuri në gjendje të rëndë!

Aktualitet

Aksident në Muriqan/  16-vjeçari përplas me motor të

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Muriqan të Shkodrës, ku një 16-vjeçar që drejtonte një motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një i moshuar.

Për pasojë, policia bën të ditur se 76-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

"Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion