Konfirmohet dyshja, kush janë opinionistët që do të komentojnë dinamikat e "Big Brother VIP Kosova 5"

Showbiz

Konfirmohet dyshja, kush janë opinionistët që do të
Formati i njohur televiziv “Big Brother VIP Kosova” ka nisur përgatitjet intensive për edicionin e pestë, duke zbuluar emrat e parë që do të ulen në karrigen e opinionistëve. Gazetari dhe moderatori Resul Sinani do të jetë pjesë e këtij sezoni në rolin e komentatorit të ngjarjeve brenda shtëpisë.

Krah tij, në të njëjtin rol, do të jetë aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj. Dyshja pritet të analizojë dinamikat e krijuara mes banorëve, të komentojë sjelljet e tyre dhe të japë opinionet rreth situatave që do të shoqërojnë këtë edicion të spektaklit.

Ky ndryshim në panelin e opinionistëve synon t'i japë një qasje më dinamike dhe argëtuese diskutimeve rreth banorëve të rinj që do të bëhen pjesë e garës për çmimin e madh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion