KLGJ me tre anëtarë të rinj, kush janë kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

Aktualitet

640-0-1717078732xklgj-578_sd.jpg
Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të zgjidhen më 25 shtator, pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.

 Votimi do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.

Për vendin që i përket Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërkohë, për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, kandidaturat janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.

Gara për një vend që përfaqëson Gjykatat e Shkallës së Parë ka tre kandidatë: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.

Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator.

Në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do të marrin pjesë në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar nivelet përkatëse të gjyqësorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion