Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni mbetet në "arrest shtëpie", asnjë fjalë pas daljes nga gjykata

Aktualitet

img-2387-6ab51995842f1.png
GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest në shtëpi" dhe "pezullim nga detyra" ndaj Vlora Hysenit.

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, mbërriti këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së ku u shqyrtua masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK. 

E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u paraqit para gjykatës mes interesit të lartë mediatik.

Gazetarët e pyetën lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Hyseni ka dalë nga ambientet e GJKKO-së ndërsa ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment për mediat.

Sipas hetimeve te SPAK, Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara.

ME TE LEXUARAT