Protesta në Tiranë, aktivisti: "T’i hapet rruga arrestimit të politikanëve të korruptuar”

Politikë

Protesta në Tiranë, aktivisti: "T’i hapet rruga arrestimit

Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vijon me thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit dhe për veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, aktivisti Mirjan Aliaj deklaroi se bashkimi i protestuesve ka ndikuar në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për realitetin politik në vend.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos vonojë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim që, sipas tij, t’i hapet rruga arrestimit të saj.

 “Jemi bërë bashkë dhe kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Bashkimi ynë e ka bërë shoqërinë më të ndjeshme ndaj realitetit.Para 31 majit kishte kërkesë nga SPAK për kryesinë e Kuvendit, mbi heqjen e imunitetit të Ballukut, gjë që nuk u bë e mundur.

Në atë kohë shoqëria nuk ishte aq e vetëdijshme. Thonim si ka mundësi që kryeministri dhe Kuvendi nuk ia hoqi imunitetin një nga ministret më të korruptuara. Thonin Rama është i pamposhtur dhe bën si të dojë. Por sot ai nuk bën dot si të dojë. 

Sot Rama është i frikësuar, por mundohet që frikën ta fshehë me burracakllëk e poërpiqet të tregohet i fortë. I bëj thirrje SPAK të mos vonojë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut, që të bëhet i mundur arrestimi i saj. Një nga politikanet më të korruptuara të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion