Policia rrugore e Shkodrës me dorë të hekurt, ndëshkon mbi 1260 shoferë

Aktualitet

Policia rrugore e Shkodrës me dorë të hekurt, ndëshkon mbi
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke vendosur 1,253 masa administrative gjatë vetëm një jave.

Shkeljet më të shpeshta ishin tejkalimi i shpejtësisë dhe parkimi i gabuar, ndërsa një drejtues mjeti u arrestua në flagrancë dhe pesë të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve janë vendosur 317 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 482 për parkim ose qëndrim të gabuar, 47 për parakalime të gabuara, 23 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 39 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe 6 për qarkullim me xhama të errësuar. 

Gjithashtu, janë vendosur edhe 327 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, me fokus parandalimin e aksidenteve, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Njëkohësisht, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

ME TE LEXUARAT