Ç'po ndodh në Fier? Problemet me kabinën elektrike lënë pa energji zonën, specialistët pritet të…
Lajmifundit
/
4 October 2026, 13:23
Aktualitet

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr në një kabinë elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit.
Flakët kanë përfshirë kabinën, duke detyruar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Ekipet mbërritën në zonë dhe punuan për shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në pjesën përreth.
Pas incidentit, furnizimi me energji elektrike u ndërpre në pallatin pranë kabinës dhe në zonën përreth.
Shkaku që solli shpërthimin e flakëve nuk është përcaktuar ende. Specialistët pritet të kryejnë verifikimet në kabinën elektrike, ndërsa më pas do të punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.


