Ja si e informonte shefi i Policisë Kriminale Ergys Agasin për provat e sekuestruara në makinë: Këqyrjen e bënë vetë hetuesit

Aktualitet

Ja si e informonte shefi i Policisë Kriminale Ergys Agasin për provat

Të dhëna të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin, i ndihmuar gjatë arratisë nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, si edhe nga shefi i sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe kamerieri Embro Sulejmani.

Sipas burimeve, në gusht para arrestimit të Agasit, Kalluçi dyshohet se i dërgoi 3 fotografi të ekspertizës së makinës së tij “Land Rover Defender”, i sekuestruar gjatë kontrolleve në Equos Resort, ku SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH.

I njëjti burim thotë se Kalluçi, i akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, e informonte Agasin se provat kishin mbërritur të paketuara në laborator për t’u ekzaminuar për gjurmë ADN-je.

Ndërsa Agasi kërkonte të dinte kur ishte kontrolluar makina dhe çfarë dokumentacioni ishte mbajtur për sendet e gjetura brenda saj.

“Nuk e di, vlla, çfarë të them, se këqyrja nuk është bërë tek ne. E kanë bërë vetë ata”, mësohet t’i këtë shkruar Kalluçi-Agasit, ndërsa i sqaronte se kontrolli i makinës ishte kryer nga hetuesit dhe se laboratori kishte marrë vetëm provat për ekspertim.

Ai shprehej se do të kërkonte edhe procesverbalin e këqyrjes për t’ia dërguar Agasit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion