Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Aktualitet

Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.

Kjo çështje është një fraksion i dosjes “Revanshi”, në kuadër të së cilës janë zbardhur mijëra komunikime në aplikacionin e koduar Sky ECC.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, ndërsa Erigers Mihasi u vra në një atentat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion