Kryemadhi sfidon Ramën nga SPAK: Të vijë të dëshmojë për dosjen ndaj meje dhe Metës

Politikë

Kryemadhi sfidon Ramën nga SPAK: Të vijë të

Monika Kryemadhi tha se Kryeministri Edi Rama duhet të thërritet si dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet kundër saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta.

“Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e çështjes për të cilën pretendohet nga organi i akuzës.

Por, nga ana tjetër, është edhe thirrja e Edi Ramës dhe e të gjithë përfaqësuesve të Ministrisë së Inovacionit që kanë qenë atëherë, zonjës Milena Harito, e cila është pjesë dhe është thirrur nga SPAK-u.

Por edhe ajo thotë të vërtetën, sepse janë shkresat me vulë dhe me firmë”, tha Kryemadhi pasi doli nga gjykata.

“Ndërkohë, kërkohet edhe, për ligjin e minierave, thirrja e Eduard Shalsit, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për amendamentin 19 të famshëm për servitutet vertikale; thirrja e Namik Koplikut, i cili ka qenë relatori i ligjit; thirrja e Esmeralda Shkjaut, që ka qenë propozuesja e amendamentit dhe organi i akuzës ma atribuojnë mua si propozim”, shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion