I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36 vjeçari i deportuar nga Greqia, në kërkim vëllai i tij

Aktualitet

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Berat ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 36 vjeç, banues në Durrës, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale

“Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. M. akuzohet se më datë 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, bashkë me vëllanë e tij (i shpallur në kërkim), kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet, në drejtim të 2 shtetasve. Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar.  

Veprimet procedurale për ndalimin e 36-vjeçarit u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion