50 Cent “thinj” Diddy-n, urimi ironik i reperit për ditëlindjen e rivalit të tij pas hekurave

Reperi amerikan 50 Cent ka ironizuar sërish rivalin e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, me rastin e ditëlindjes së tij të 57-të. Ai ka publikuar në Instagram një fotografi që është krijuar me inteligjencë artificiale, ku producenti muzikor shfaqet me flokë të thinjura.
“Gëzuar ditëlindjen e 57-të, Diddy. Të uroj edhe shumë të tjera”, shkroi 50 Cent me ironi në postimin e tij, të cilin e shoqëroi me këngën “Happy Birthday” të Stevie Wonder.

Postimi vjen në një kohë kur Diddy ndodhet duke vuajtur dënimin në burgun federal FCI Allenwood në Pensilvani. Sipas raportimeve, data e lirimit të tij është shtyrë sërish dhe tashmë pritet të dalë nga burgu më 6 shkurt 2028.
Përplasjet mes dy reperëve kanë vite që vazhdojnë, por u intensifikuan veçanërisht në vitin 2006, pas publikimit të këngës “The Bomb” nga 50 Cent. Ky i fundit ka vijuar ta ironizojë Diddy-n edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa vitin e kaluar publikoi në Netflix dokumentarin me katër episode “Sean Combs: The Reckoning”, ku trajtohen edhe zhvillimet e fundit në çështjen gjyqësore të producentit.


