I kërkuar nga Spanja si anëtari i një organizate krimi'nale, arrestohet 60-vjeçari në Fier (Emri)

Aktualitet

I kërkuar nga Spanja si anëtari i një organizate krimi'nale,
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi një 60-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të kërkuar nga autoritetet e huaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan në fshatin Bishan shtetasin Mevlan Troka, 60 vjeç.
 
Për Troka-n, Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar urdhër-arrest, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, sipas legjislacionit spanjoll.

Në vijim të veprimeve procedurale, 60-vjeçari u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për përfundimin e procedurave të ekstradimit.

Njoftimi: 
Fier/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin 60-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtij shtetasi drejt Spanjës.

ME TE LEXUARAT