I grabiti me forcë dy varëse floriri gruas në rrugë, e pëson 40-vjeçari në Durrës

Aktualitet

I grabiti me forcë dy varëse floriri gruas në rrugë, e
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varëset e floririt 2 shtetasve në rrugë.

Autori i arrestuar është banues në Shkodër. Ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 02.10.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i ka vjedhur me dhunë, nga qafa, varësen e floririt një tjetër shtetaseje.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.  Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion