Grabitja e pazakontë, hajdutët i marrin të moshuarës 15,000 euro dhe… aparatin e tensionit

Kosovë&Rajon

Grabitja e pazakontë, hajdutët i marrin të moshuarës 15,000

Një rast i pazakontë mashtrimi ndaj një personi të moshuar u zbulua nga policia greke në Heraklion të Kretës, ku viktima ishte një grua 90-vjeçare, e cila dyshohet se humbi afërsisht 15.000 euro, si dhe sende personale me vlerë.

Sipas kallëzimit , persona të panjohur e kontaktuan atë me telefon dhe u prezantuan si punonjës të Autoritetit Helenik të Energjisë Elektrike. Për ta bindur, ata dyshohet se përdorën pretekstin se kishte një rrezik të lidhur me rrezatimin radioaktiv në shtëpinë e të moshuarës.

90-vjeçarja mori telefonata të njëpasnjëshme dhe, pa e kuptuar kurthin, ndoqi udhëzimet që i dhanë grabitësit. Këta të fundit dyshohet se i kërkuan asaj të mblidhte para dhe sende me vlerë dhe t'i vendoste në një çantë jashtë shtëpisë së saj.

90-vjeçarja u bind, duke lënë afërsisht 15,000 euro dhe sende personale me vlerë në vendngjarje, përfshirë aparatin që përdorte për të matur tensionin.

Pak kohë më vonë, sipas asaj që përshkroi ajo, një makinë pa targa kaloi pranë vendit të ngjarjes dhe burri që ndodhej në të dyshohet se mori çantën dhe u largua me shpejtësi të lartë.

Incidenti u raportua te autoritetet dhe është nën hetim, ndërsa po kërkohen prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Rasti i shtohet incidenteve të mashtrimeve telefonike me viktima kryesisht të moshuar në Greqi, ku autorët përdorin pretekste të ndryshme për t'i bindur ata të dorëzojnë para dhe sende me vlerë.

ME TE LEXUARAT