Goditet grupi kri'minal në Fier, shpërndanin kan'abis pranë shkollave, në pranga 4 persona

Aktualitet

Goditet grupi kri'minal në Fier, shpërndanin kan'abis
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona, të moshave 25 deri në 52 vjeç, ndërsa një tjetër, 38 vjeç, është shpallur në kërkim policor.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujor nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për pesë shtetas. Deri më tani janë ekzekutuar katër prej këtyre masave, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër aparate celularë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në vijim të hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion