E pazakontë, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu, tronditet bursa e Nju Jorkut

Bota

E pazakontë, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu, tronditet
Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke humbur plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë.

Tërheqja masive e investitorëve nga aksionet, veçanërisht ato të sektorit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, tronditi bursën e Nju Jorkut.

Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e zgjerimit të qendrave të të dhënave shtuan pasigurinë në tregje.

Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44%, duke u ndalur në 51,521.28 pikë. Edhe S&P 500 regjistroi një humbje të fortë prej 4.3%, duke zbritur në 7,353.80 pikë, ndërsa Nasdaq pësoi rënien më të madhe, me 5.52%, duke arritur në 24,315 pikë.

Në qendër të shqetësimeve janë kompanitë e teknologjisë dhe ato të lidhura me inteligjencën artificiale, aksionet e të cilave ranë për të dytën ditë radhazi.

Investitorët po shfaqin gjithnjë e më shumë pasiguri për ritmin e investimeve në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, veçanërisht në ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në klimën e tregjeve është rezultati politik në SHBA. Frika se një fitore e thellë e demokratëve mund të sjellë pengesa ose ngadalësim të projekteve për zgjerimin e qendrave të të dhënave ka shtuar presionin mbi aksionet e këtij sektori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion