E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë një person pranë Gjykatës Civile në Shkozet

Aktualitet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë një person
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë  mëngjesin e sotëm në Durrës.

Trupi i tij u gjet në afërsi të Gjykatës Civile në Shkozet, ish-godina e Apelit.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi E. G. 38 vjeç, banues në Plazh, i cili paraprakisht thuhet se vuante nga një sëmundje kronike.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për veprimet procedurale ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion