Qeveria miraton vendime të reja/ Kompensim për linjat e transportit, kategori të reja për strukturat akomoduese dhe 3 projektligje

Politikë

Qeveria miraton vendime të reja/ Kompensim për linjat e transportit,

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e radhës, gjatë së cilës janë marrë disa vendime.

Bëhet me dije se qeveria ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, në kushtet e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Sot u miratua vendimi për miratimin e masës së mbështetjes financiare për kujdesin alternativ në familje, si dhe të pagesës për kujdesin alternativ profesional.

Gjithashtu, VKM përfshin vendimin për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese, si edhe për klasifikimin e produkteve të konsumit individual sipas qëllimit (COICOP 2018).

Njëherësh u miratuan edhe tre projektligje, në këto fusha: 

Për Kontabilitetin në Sektorin Publik.

Për ratifikimin e Marrëveshjes Evropiane për Heqjen e Vizave për Refugjatët, bërë në Strasburg, më 20.4.1959 (ETS 31).

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion