Goditen hajdutët e bizneseve në Vlorë, e pësojnë tre persona

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të moshave 37 dhe 33 vjeç të dyshuar për kryerjen e tri vjedhjeve në biznese dhe lokale në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”, ndërsa një 38-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor është shpallur në kërkim.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 42-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për shkatërrim prone me zjarr.
Ai dyshohet se më 8 tetor 2026 ka djegur një mjet pune, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Vlorë/Finalizohen 2 operacione policore, zbardhen 3 vjedhje dhe kapet 1 shtetas në kërkim. Arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:
-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.
-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.


