Futbolli në zi, ndërron jetë sportisti i njohur 25-vjeçar

Sport

nderron-jete-780x405-1.jpg
Futbolli turk është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Tolga Kalender. Mbrojtësi i Bandırmaspor ka ndërruar jetë në moshën vetëm 25-vjeçare, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Bandırmaspor, klubi i kategorisë së dytë turke, ku Kalender luante që prej vitit të kaluar.

"Me trishtim të thellë morëm lajmin për vdekjen e futbollistit tonë të çmuar Tolga Kalender. Dhimbja jonë është e madhe, humbja jonë është e papërshkrueshme”, shkroi klubi, duke i shprehur ngushëllime familjes, të afërmve, shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

tolga-kalender.webp

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion