"Ergys Agasit i çova supë...", fshiu pamjet e takimeve të Agasit me zyrtarët në lokal, flet biznesmeni

Aktualitet

images.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e dhëna në GJKKO nga biznesmeni Embro Sulejmani, i cili u arrestua nën akuzën se ka ndihmuar Ergys Agasin për të fshirë gjurmët e takimeve të tij në lokalin e tij, gjatë kohës që ishte në arrati.

 Gjatë seancës, Sulejmani ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin pasi të dy janë nga Durrësi. Ai ka mohuar të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke thënë se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet.

Sipas dëshmisë së tij, Sulejmani i ka çuar Agasit supë dhe ushqime gjatë periudhës kur ky i fundit ishte person në kërkim.

Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës. Ndërkohë, në dëshminë e tij, oficeri i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, është shprehur se nuk mban mend të ketë dërguar akte sekrete, siç dyshohet nga SPAK. Kalluçi dhe Sulejmani u arrestuan në kuadër të një procedimi, ndërsa sot u lanë në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion