"FOTO" / Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shfaqen dorë për dore në Paris! Aktori bezdiset nga blicet e paparacëve dhe...

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi u shfaqën dorë për dore gjatë një takimi në Paris, pas pjesëmarrjes së modeles në sfilatën e L’Oréal, në kuadër të Javës së Modës.
Çifti u fotografua mbrëmjen e së hënës, më 28 shtator, teksa po largohej nga zona e eventit për t’u kthyer në hotel.
Jenner u shfaq me një fustan të shkurtër gri, të kombinuar me taka të zeza, ndërsa Elordi zgjodhi një këmishë të bardhë me mëngë të përveshura, pantallona të gjera të zeza dhe mokasina prej lëkure. Aktori e kompletoi veshjen me syze dielli dhe një orë me rrip lëkure.

Gjatë largimit, fotografët u mblodhën rreth tyre, ndërsa Jenner vendosi dorën para fytyrës për t’u mbrojtur nga blicet.
Ndërkohë, Elordi u shfaq i bezdisur nga prania e paparacëve dhe, sipas raportimeve, u kërkoi fotografëve të ndalonin dhe t’i lejonin të largoheshin qetësisht drejt hotelit.
Dalja e tyre në Paris vjen pas pjesëmarrjes së Jenner në sfilatën e L’Oréal, ku modelja ishte pjesë e eventit të organizuar gjatë Javës së Modës.


