Kaos që në nisje të seancës, arrestimi i ish-kreut të SHISH përplas Kuvendin, opozita kërkon Ramën

Aktualitet

1788693404_kuvend.jpg
Debatet për arrestimin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë dhe i dha informacione sekrete, pritet të dominojë seancën plenare të ditës së sotme. Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar debat për rastin e Vlora Hysenit dhe llogari nga kryeministri Edi Rama për përzgjedhjen e saj në krye të SHISH.

Por, shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së OKB-së.

 “Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj ën drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD.

Para nisjes së senacës plenare, ministri i Drejtësisë Toni Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale. Sipas tij, përgjegjësia politike u mor me vendimin për ta shkarkuar Hysenin nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion