“Black Friday” kthehet në kaos, blerësit përleshen për të siguruar televizorë dhe telefona me ulje (VIDEO)

Skena kaosi, shtyrjesh dhe përleshjesh mes konsumatorëve janë regjistruar në një dyqan elektronikash në qytetin Ciudad del Este në Paraguaj, me nisjen e ofertave të Black Friday 2026.
Mijëra qytetarë brazilianë kanë kaluar kufirin mes dy vendeve përmes Urës së Miqësisë, me synimin për të përfituar nga uljet e mëdha të çmimeve të ofruara nga dyqanet në qytetin paraguajan. Në disa produkte, zbritjet kanë arritur deri në 70%.
Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 19 nëntor, jashtë dyqaneve u krijuan radhë të gjata, me blerësit që prisnin hapjen e dyerve për të siguruar produktet me çmime të reduktuara.
Milhares de brasileiros atravessaram a Ponte da Amizade para aproveitar a Black Friday em Ciudad del Este, no Paraguai. A abertura das lojas, na quinta-feira (19), foi marcada por filas, correria e disputas por produtos em promoção. Vídeos publicados nas redes sociais também mostram empurra-empurra e brigas entre consumidores. A liquidação segue até domingo (22), com descontos anunciados de até 70% em estabelecimentos participantes. Celulares, televisores, videogames e perfumes estão entre os itens procurados pelos compradores. Vídeo: Reprodução/Redes Sociais #blackfriday #paraguai #ciudaddeleste
— VEJA (@VEJA) November 20, 2026
Pamjet më të tensionuara janë publikuar nga media braziliane “Veja”, ku shihen konsumatorë të grumbulluar në një dyqan elektronikash, duke shtyrë dhe u përplasur me njëri-tjetrin.
Në disa momente, situata përshkallëzon deri në përleshje fizike, ndërsa blerësit përpiqen të sigurojnë produktet që shiten me ulje të konsiderueshme.
Interesi më i madh i konsumatorëve është përqendruar te televizorët, telefonat celularë dhe konsolat e videolojërave, të cilat kanë tërhequr një numër të madh blerësish.
Pamjet nga Ciudad del Este janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar fluksin e madh të njerëzve dhe kaosin e krijuar në nisje të fushatës së uljeve për Black Friday.


