Studentët sërish në protestë! U bashkohen dhe pedagogët: Në 13:00, mblidhemi tek Politekniku

Studentët pritet të zhvillojnë ditën e sotme një protestë kombëtare. Protesta do të zhvillohet para ministrisë së Arsimit, teksa sot do të jenë të pranishëm edhe pedagogët.
Me anë të njoftimi, është paralajmëruar për protestën dhe u është bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që të bashkohen në marshimin e organizuar në shenjë solidariteti me studentët.
Mbledhja e pedagogëve do të nisë në orën 13:00, me grumbullimin e pjesëmarrësve përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt Ministrisë së Arsimit. Sindikata ka bërë të ditur se mbështetja për protestën lidhet me kërkesat për një arsim më cilësor, ruajtjen e dinjitetit dhe garantimin e të drejtave të studentëve dhe komunitetit universitar.
"PROTESTË STUDENTORE – 21 NËNTOR
Universitetet e Shqipërisë mbështesin protestën e studentëve dhe ftojnë të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen marshimit.
E shtunë, 21 nëntor, ora 13:00, mblidhemi përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor, dinjitet dhe të drejta!"- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka zhvilluar një takim me disa studentë, ku sipas tij, është diskutuar për problemet dhe shqetësimet e të rinjve. Rama nuk ndau detaje të tjera mbi debati ne zhvilluar, pasi sipas tij, është rënë dakord me studentët që të mos publikohet në këtë moment.