E rëndë, pak para dasmës, krokodili 5 metra i gjatë tërheq në lumë 24-vjeçaren para syve të të fejuarit

Bota

 E rëndë, pak para dasmës, krokodili 5 metra i gjatë 
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra i gjatë, i cili e tërhoqi zvarrë në lumë para syve të të fejuarit dhe motrës së tij.

E reja, Silviana Abu Kaka, u sulmua më 23 tetor, teksa po lante rrobat në lumin Bodo Koti, në ishullin Sumba. Sipas raportimeve, Silviana ndodhej pranë ujit së bashku me të fejuarin e saj, Fabianos Dova, dhe motrën e tij, Imelda, kur grabitqari u shfaq papritur. Në momentin e sulmit, 24-vjeçarja e kishte kthyer shpinën nga lumi.

Familjarët kanë treguar se krokodili e kafshoi në kofshën e majtë dhe më pas e tërhoqi në ujë. I fejuari dhe motra e tij e panë të tmerruar ngjarjen, por nuk mundën ta shpëtonin. Ata njoftuan të afërmit, duke vënë në lëvizje një operacion kërkimi me pjesëmarrjen e banorëve të zonës. Pas kërkimeve intensive, krokodili u gjet dhe u kap të nesërmen me ndihmën e një rrjete, përpara se të vritej.

Po atë ditë u gjet edhe trupi i Silvianës, rreth 30 metra larg vendit ku ishte sulmuar. Në trupin e saj u konstatuan disa shenja kafshimi. Më pas, trupi u dërgua në shtëpinë e familjes së të fejuarit për përgatitjet e ceremonisë mortore.

Tragjedia ndodhi pak ditë para dasmës
Silviana ishte kthyer nga Xhakarta vetëm tri ditë para ngjarjes, për të marrë pjesë në ceremonitë tradicionale të dasmës me Fabianusin. Çifti kishte planifikuar ta zyrtarizonte martesën më 30 tetor, vetëm një javë pas sulmit fatal.

 
Ditën e ngjarjes, familja e të fejuarit kishte vizituar prindërit e Silvianës për të kërkuar shtyrjen e pagesës së prikës. Më vonë, çifti vendosi të shkonte në lumë për të larë rrobat dhe për t’u larë, por vizita përfundoi në tragjedi.

 Pas ngjarjes, autoritetet paralajmëruan banorët të tregojnë kujdes të shtuar përgjatë lumit Bodo Koti, pasi zona njihet si habitat i krokodilëve. Ata u bënë thirrje qytetarëve të shmangin sjelljet që mund t’i ekspozojnë ndaj rrezikut gjatë qëndrimit pranë ujërave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion