Akuzat për trafik arm'ësh, GJKKO kontroll biznesmenit Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Aktualitet

Akuzat për trafik arm'ësh, GJKKO kontroll biznesmenit Ron Yeffet,
Me miratim e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe me kërkesë të SPAK, në kuadër të procedimit penal 62/2026, janë ushtruar disa kontrolle për aferën “Kayo”.

Aktualisht sapo ka përfunduar kontrolli tek biznesmeni shqiptaro-amerikan Ron Yeffet. Hetimet ndaj tij vijnë pas denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimeve të bëra publike. 

Burime për MCN sqaruan se kontrolle janë kryer edhe në ministrinë e Mbrojtjes ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Nga deklarimet e Ahmetaj, Yeffet aludohet se ka ngritur një skemë trafikimi armësh, ku është përfshirë kompania shtetërore “Kayo”.

Kompanitë nën akuzë janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve.

ME TE LEXUARAT