Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, ndodhet në gjendje të rëndë

Bota

18b7b50a-cbac-4253-b144-beb858e85d49.jpg

Neria Leiter, 38 vjeç, ushtar rezervist dhe djali i ambasadorit të Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, u plagos rëndë pasi u godit nga një automjet në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. Sipas autoriteteve izraelite, drejtuesi palestinez i automjetit u qëllua për vdekje nga forcat izraelite pas incidentit.

Leiter u transportua në spital në Jerusalem me dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij raportohet kritike, ndërsa babai i tij, ambasadori Yechiel Leiter, u kthye menjëherë nga SHBA për të qëndruar pranë familjes.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, drejtuesi i automjetit ishte 29-vjeçari Mahmoud Mohammad Mahmoud Suleiman, nga Beit Ur al-Tahta.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin, ndërsa autoritetet izraelite e kanë përshkruar atë si sulm me automjet.

Ngjarja ka një dimension të rëndë familjar për ambasadorin Leiter, pasi djali i tij tjetër, Moshe Yedidya Leiter, u vra në luftime në Gaza në vitin 2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion